"Një xhelat i diktaturës, nderohet si qytetar nderi"
Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka shpërndarë një denoncim të ardhur në "inboxin" e tij.

Mesazhi tek Berisha ka ardhur nga një këshilltar i PD-së në Bashkinë Tepelenë i cili thotë se një helat i diktaturës, nderohet si qytetar nderi.

Personi në fjalë ka mbajtur postin e ish sekretarit të pare për rrethin e Tepelenës në vitet ’80.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje xhelat i diktatures, me porosi te Rama-Ruçit nderohet me titulon qytetar nderi!

Lexoni denoncimin e keshilltarit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Une qe po ju shkruaj quhem Xhafer Meca dhe jam keshilltar ne keshillin bashkiak Tepelene, perfaqsues i PD. Ju ve ne dieni se, Bashkia Tepelene i ka paraqitur nje projekt vendim Keshillit bashkiak Tepelene per dhenie te titullit qytetar nderi per ish-sekretarin e pare te partise per rrethin Tepelene ne vitet 1980, Manxhar Binaj. Mendoj se duhet denoncuar ky veprim qe kerkon te lartesoj figurat e regjimit komunist dhe te fyej ata qe kane vuajtur pasojat e atij regjimi.. Mendoj se ky rast duhet denoncuar se paku ne media. Faleminderit./albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori