Kina ka konfimuar 107
raste të reja me koronavirus, ndërsa sot shënohet një vit nga bllokimi i vendit, pasi shpërtheu virusi.
Sipas mediave,
Kina të shtunën raportoi një rritje të lehtë të rasteve të reja të Covid-19 pasi shënon përvjetorin e bllokimit të parë të koronavirusit në botë, në qytetin e Wuhan ku sëmundja u shfaq në fund të 2019.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se 107
raste të reja ishin identifikuar të shtunën, nga 103 një ditë më parë.
Komisioni tha në një deklaratë se 90 nga rastet e reja ishin infeksione lokale, raporton Reuters.
Provinca veri-lindore e Heilongjiang regjistroi 56
raste të reja dhe
provinca fqinje Jilin kishte 13. Edhe Pekini dhe Shangai regjistruan tre
raste të reja secila, dhe
provinca e Hebei, e cila rrethon Pekinin, regjistroi 15
raste të reja.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat
Kina nuk i klasifikon si
raste të konfirmuara, ra në 99 nga 119
raste një ditë më parë.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 08:21