Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
I shprehu "live" dashurinë, çfarë ndodh sot mes poetit dhe 20-vjeçares

Romancieri Amadeo Baçi tashmë është shumë i njohur për publikun shqiptar. Faktikisht më shumë prej historisë së tij me femrat, histori të cilat janë bërë publike në disa televizione.

Romancieri i talentuar Amadeo Baçi ka marrë epitetin e një “Don Zhuani” shqiptar pasi femrat rreth tij bien në dashuri me të dhe për këtë mjafton thjesht një vështrim në profilin e tij në Facebook.

Amadeo Baçi u bë i njohur fillimisht ku një studente e letërsisë, sot poete, Edona Paloka i shprehu ndjenjat e dashurisë live në “Ka një mesazh për ty”.

Në atë kohë Amadeo nuk tha as po as jo, ai deklaroi se do të shikonte me kalimin e kohës nëse edhe ai ka të njëjtat ndjenja për 20-vjeçaren Edona Paloka.

Por çfarë ndodh sot me “çiftin” simpatik të poetëve?

Nëse i hedhim një sy, rrjeteve sociale të të dyve, shohim që Amadeo dhe Edona replikojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin me shumë respekt edhe dashuri e deri në fjalë si hero, dashuri, mirësi e shumë shumë fjalë të ëmbla.

Siç mund ta shihni në galerinë më sipër, marrëdhënia mes tyre duket shumë e ngrohtë por pavarësisht se disa komentues i urojnë për jetën në çift, Amadeo sërish përmbahet dhe here herë dashurinë e tyre e quan miqësi. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori