Kremlini paralajmëron Perëndimit: Armët tuaja do shtojnë problemet për ukrainasit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka thënë se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë nuk do të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit dhe se ato do të shtojnë problemet e popullit ukrainas.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qeveria e tij po pret vendime të forta nga udhëheqësit e mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që takohen të premten për të diskutuar rritjen e aftësisë së Ukrainës për t’u përballur me forcat ruse me tanke moderne luftarake.

Të gjithë sytë do të jenë te Gjermania në takim, pasi Berlini ende nuk ka konfirmuar përdorimin e tankeve Leopard në luftë. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 11:42