Një viktimë e mbi 20km radhë, qytetarët sulmojnë Ramën për skandalin në Kakavijë (FOTO LAJM)

Rëndohet situata në Kakavijë, ku teksa mijëra shqiptarë po prisnin të kalonin pikën doganore, një autoambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeçar.

Sot, dita e katërt që shqiptarët flejnë e gdhihen në makinat e tyre, e më në fund kryeministri reagoi. Në fakt nuk është asgje e re, por ka rishpërndarë në Istagram një njoftim të bërë më parë nga Ministria e mbrojtjes, teksa sqaron se janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë.

Ndërkohë në Facebook, Rama vijon me "ritualin'. Tregon punët e mëdha e premitme, por nuk mungojnë reagimet nga qytetarët të cilët i bëjnë thirrje të hedhë sytë nga Kakavija.

Shumë prej tyre të agravuar i drejtohen: "Shqiptarët po digjen në Kakavijë, ti z.Kryemiistër krihesh.

Të tjerë i përmendin vdekjen e 10 vjeçarit, teksa i drejtohen ti futet punës e të gjejë një zgjidhje për shqiptarët./albeu.com
Shtuar më 15/08/2020, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori