Një verë plot shira, bëni kujdes nga rrufetë
Moti i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe shi pasdite, do të jetë prezent gjatë gjithë muajit qershor. Por Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron pushuesit të kenë kujdes nga rrufet, pasi kanë aktivitet në rritje, kryesisht në zonat bregdetare.
Moti do të jetë i tillë, i paqëndrueshëm përgjatë gjithë qershorit....

Pjesa e parë e ditës do të jetë me diell dhe temperatura që shkojnë deri në 30 gradë celsius dhe pasditeve do të ketë shira lokalë, deri në rrebeshe.

Instituti i Gjeoshkencave e shpjegon kështu paqëndrueshmërinë e klimës.

Meteorologu, Metodi Marku, kërkon nga qytetarët dhe pushuesit të bëjnë kujdes, pasi ka prezencë të lartë të shkarkesave elektrike, rrufeve. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori