Një tjetër vdekje trondit sot Tiranën, gjendet e varur një vajzë
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në qytetin e Tiranës, një vazjë e re ka kryer vetëvrasje.

Sipas njoftimit paraprak të policisë një vajzë 24 vjeçare është gjetur e vetëvarur në ambientet prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Mbetet mister arsyeja apo shkaqet që e kanë çuar të renë të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Informacion Paraprak i Policise:

Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasia E. Y., rreth 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.


Shtuar më 02/10/2018, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori