Një tjetër rekord i zi, si ndryshoi bilanci i Covid-19 gjatë orëve të fundit
Një tjetër rekord ditor me raste të reja është shënuar në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rreth 230 mijë e 370 raste të reja me Covid-19.

Numri më i madh i rasteve të reja është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA u raportuan 142 mijë e 992 raste të reja. Pas SHBA-së renditet Azia juglindore me 33 mijë e 173 raste të reja.

Evropa gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 18 mijë e 804 raste të reja. Afrika renditet pas Evropës me 17 mijë e 884. Mesdheu-lindor ka raportuar 15 mijë e 361 raste të reja sipas OBSH-së.

OSBH gjithashtu njofton se janë raportuar 5285 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ku numri më i lartë është përsëri në SHBA.
Shtuar më 13/07/2020, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori