Një tjetër prostestues humb ndjenjat nga gazi, dërgohet me urgjencë në spital (FOTO LAJM)

Nga përplasja me forcat e rendit një qytetar ka mbetur i lënduar sot në Shkodër.

Protestuesit e tjerë kanë njoftuar ambulancën, e cila pas shumë vështirësish ka arritur ta marrë të lënduarin nga gazi lotsjellës dhe ta dërgojë me urgjencë në spital.

Protestuesit e opozitës janë përplasur me efektivët e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, ndërkohë që forcat e rendit u janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me spraj.
Shtuar më 20/06/2019, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori