Një tjetër ish i përndjekur kërcënon me vetëflijim
Ish i perndjekuri politik Asllan Patrioti ka kërcënuar sot me vetflijim nëse nuk hiqet akuza që rendon mbi të. Në një prononcim për News 24, ish-koordinatori i greves së urise, është shprehur se nuk i mbetet mënyre tjetër për të vënë në vend dinjitetin e tij.


“Do të flijohem, jam i pafajshëm, jam në arrest shtëpie, më ndalohet të punoj dhe të jetoj. Unë akuzohem gjasme për korrupsion pasiv, por që të akuzohem unë për këtë akuzë, duhet të jem zyrtar i lartë. Por, unë jam njeri në pikë të hallit që rroj me djersë e punë, punoj sot të ha sot. Familjen e kam në gjendje të keqe ekonomike ndaj Gjykata të mos më lerë në këto kushte. Nuk kam rrugë tjetër, nuk kam dialog, duhet të vetëdigjem, sepse s’më kanë lënë rrugë tjetër jetese”, tha ai.


Patrioti sipas prokurorisë dyshohet për mashtrimin e një shtetasi të huaj, ku ai i ka kërkuar 700 euro si shpërblim për ndihmesën që i kishte dhënë për gjetjen e automjetit që i kishin vjedhur të huajit në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2012, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori