Një tjetër i ikur? Kandidati për Beratin, ultimatum Lulzim Bashës
Lefter Maliqi i shtohet zërave kundër Bashës në orët pas publikimit të listave të demokratëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai thekson se nuk do të jetë në mitingun hapës të PD-së për Beratin duke i lënë ndërkohë afat kreut të demokratëve për atë që ai e quan "premtimin e pambajtur".

Me sa duket, ashtu si edhe disa kandidatë të tjerë, Lefter Maliqi pritet të jetë emri tjetër i tërhequr nga lista e PD-së.

Statusi i plotë

Ndjesë.! Të dashur miq,mbeshtetes,duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale.

Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.!

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm, mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe,votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bere ju voten une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë,miliarda leke investime ne nfrastrukture,arsim,shendetesi,kulture,ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të te imazhit,origjines nga Kucova,vendlindjes ne Lapardha,si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat,Skrapar e Kucovë,ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle,ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush.

Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.!

Shtuar më 29/05/2017, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori