Shteti e bëri të vdekur dhe i hoqi pensionin, 114-vjeçarja gjen zgjidhje pas publikimit të rastit

Publikimi në rrjetet sociale i rastit të një 114-vjeçareje që edhe pse Zoti i ka dhënë jetë të gjatë, njeriu përpiqet me pahir tia mohojë atë, duke e shpallur si të vdekur, na bëri të marrim rrugën nga kryeqyteti drejt fshatit Ferras të Beratit. Me rrudhat në fytyrë dhe trupin e kërrusur nga vuajtjet më shumë sesa nga mosha na priti jo vetëm tek dera, por na ftoi edhe brenda. Duhej që rasti të publikohej në media që të merrte zgjidhje.

Një shtet që në vend që të kujdeset e vlerësojë persona të tillë, tenton tua vështirësojë gjithçka edhe pse në kushtet e mbijetesës.

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë.
Djali i saj, Hysen Marra, thote se në muajin Janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur.


Shtuar 27.01.2023 21:43