Gjyqtari Markelian Kuqo ditën e sotme ka marrë një telefonatë ku iu dha alarmi se në makinë e tij ishte vendosur lëndë plasëse.
Mësohet se telefonata është bërë pikërisht nga
burgu i Drenovës.
“Telefonata erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim. Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i qetë, nuk kam asnjë problem. Nuk kam nevojë për mbrojtje, mbrojtjen e dua nga gazetarët”, ka thënë
gjyqtari në një prononcim për mediat.
Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën.
Kujtojmë se
gjyqtari Markelian Kuqo ishte drejtues i trupit gjykues, i cili ka vendosur pranimin e kërkesës dhe lirimin me kusht të dënuarit Gert Gjinarari I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në vitin 1997.
Në muajin janar të këtij viti, gjykatësi
Markelian Kuqo u bë objekt i emisionit investigativ "Fiks Fare" për "dhënie dy herë gabim të të njëjtit vendim".
Shtuar më 15/10/2019,
ora 16:21