Një shqiptare padit prindërit për dhunë seksuale
Pëlqej
Një 16 vjeçare me origjinë shqiptare në San Xhorxho të Italisë ka paditur prindërit e saj për dhunë seksuale. Policia italiane ka arrestuar ciftin shqiptar pas dëshmisë së guximshme të adoleshentes se ishte dhunuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga i ati, ndërsa e ëma bënte sehir.

Të dy përkatësisht, 53 dhe 50 vjec tashmë akuzohen për dhunë seksuale dhe keqtrajtim, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Në padinë e saj, 16 vjecarja theksonte se kishte qenë prej vitesh viktimë e të atit ndërsa e ëma, në të shumtën e kohës e pranishme kur ajo ishte sulmuar, nuk kishte bërë asgjë për të mbrojtur vajzën. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori