Nje shqiptar i vrare dhe dy police te plagosur ne Athine
Albeu.com
Në një aksion të policisë në departamentin Virona të Athinës për arrestimin e dy keqbërësve mbeti i vrarë një qytetar shqiptar dhe u plagosën dy policë. Sipas policisë, viktima, një 25 vjeçar dhe baba i një fëmije që punonte si ...... hidraulik në pallatin përbri, u plagos për vdekje nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe dy keqbërësve që hodhën edhe 5 granata. “Për fat të keq gjatë shkëmbimit të zjarrit me keqbërësit humbi jetën një bashkëqytetari ynë” deklaroi zëdhënësi i policisë greke, e cila ndërkohë e vlerësoi operacionin si “të suksesshëm përderisa u arrestuan dy keqbërësit”. I pari ra në duart e policisë i plagosur kurse i dyti u arrestua pak më vonë i ndjekur nga forcat e rendit. Pistoleta e përdorur prej tyre ishte ajo e rrëmbyer një natë më parë në sulmin e tyre kundër një patrulle policore, të cilën edhe e kishin çarmatosur. Dy keqbërësit e arrestuar janë të burgosur shqiptarë, që vuanin dënimin për vjedhje bankash në burgun e Larisës nga ishin larguar me leje muaj më parë. Opozita reagoi me kritika të ashpra për efektivitetin e policisë dhe kërkoi ndryshimin e modelit të aplikuar në “mbrojtje të qytetarit”. /dw/
Shtuar më 17/02/2010, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori