Një serb ngre në qiell Shaqirin dhe Xhakën: Ishin të jashtëzakonshëm
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovicc tha thënë fjalët më të mira ndaj shqiptarëve që i dhuruan tri pikët mbrëmë.

Ai, një serb i Bosnjes ka lavdëruar Xherdan Shaqirin për paraqitjen në fitoren prej 2-1 ndaj Serbisë.

Ishin Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që e mposhtën Serbinë në Rusi, duke shënuar të dy golat për Zvicrën, për ta përmbysur rezultatin.

“Besoj se ai zhvilloi një pjesë të dytë të jashtëzakonshme. Ai ka një dëshirë të zjarrtë për të luajtur futboll, ai dëshiron t’i futet punës dhe të bëjë punën më të vështirë, dhe kjo vlen edhe për ndeshjen e ardhshme. Ai me të vërtetë mbaroi ndeshjen me efektivitet të lartë”, ka thënë Petkovicc.

Ai ka bërë thirrje që politika duhet të qëndrojë gjithmonë jashtë sportit.
Shtuar më 23/06/2018, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori