I “zhveshin” Italisë impiantet e erës për prodhimin e energjisë, shqiptarët shkaktojnë dëm 4 milionë euro

Maturantët testojnë sot njohuritë në Matematikë

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të specializuar për vjedhjen e kabllove të bakrit në impiantet e erës.

11 persona janë nën hetim, 8 prej të cilëve ndodhen në burg.

Hetimet pasojnë një sërë vjedhjesh të kabllove të bakrit në impiantet e erës në Campania, Molise, Basilicata dhe Puglia si dhe, siç u konstatua në një rast, edhe vjedhjet e paneleve fotovoltaike.

Banda përbëhej nga shtetas rumunë, shqiptarë dhe italianë.

Të dyshuarit, tashmë të njohur për policinë për krime të ngjashme, drejtoheshin nga një person me kombësi rumune, i cili personalisht koordinonte dhe drejtonte si kryerjen e vjedhjeve ashtu edhe klasifikimin e metalit të vjedhur.

Pasi identifikonin parkun, personat vepronin në orët e mbrëmjes duke prerë kabllot e ndryshme të bakrit dhe më pas grumbullonin sasinë duke dëmtuar njëkohësisht edhe transformatorët.

Më pas është konstatuar se si metali është transportuar në vende të veçanta ku është nxjerrë nga këllëfi dhe është përgatitur për t’u futur në tregun e zi.

Pastaj fillonte shitja te tregtarët me shumicë në sektorin e metaleve.

Dëmi financiar i materialit të vjedhur është llogaritur në një milion euro dhe ka sjellë humbjen e prodhimit të energjisë së erës prej rreth nëntë mijë MWh, për rreth tre milionë euro vlerë tregtare.

Dispozita, e nisur nga hetimet e kryera nga shkurti deri në shtator 2022, nën koordinimin fillestar të Prokurorisë Publike të Larinos, u mor nga Prokuroria Publike e Benevento-s, me juridiksion territorial./Albeu.com/ 


Shtuar 13.06.2023 09:20