Një popull i tërë! Deri sot, 8 165 italianë kanë humbur jetën nga koronavirusi
Italia është shteti që po pëson më shumë humbje nga koronavirusi, COVID-19, duke ia kaluar edhe Kinës, vendi i origjinës së virusit të ri.

Vetëm sot, në harkun e 24 orëve në Itali vdiqën 662 persona me koronavirus, duke e çuar bilancin total në 8 165 viktima.

Deri më sot janë testuar 361 060 persona, prej së cilëve 80 539 janë diagnostikuar me Covid-19.

Nga këta, 10 361 (999 më shumë se të mërkurën) janë shëruar ndërsa 8 165 kanë vdekur.

Pas 4 ditësh me ulje të rasteve të reja – 3 957 të dielën, 3 780 të hënën, 3 612 të martën dhe 3 491 të mërkurën – të enjten u raportuan 4 492 të infektuar të tjerë.

Përsa i përket të dhënave për të gjithë vendet e prekura në botë, të dhënat janë:

infektuar me Covid-19 janë mbi 500 mijë, nga të cilët 120 mijë janë shëruar dhe rreth 22 400 kanë vdekur. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2020, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori