Një polic ndërkombëtar i lënduar, 5 vetura të dëmtuara në trazirat e mbrëmshme në M
Albeu.com
Është lënduar një polic ndërkombëtar lëndohet ndërsa janë dëmtuar 5 vetura të OKB-së- ky është epilogu i përleshjes së mbrëmshme të pjestarëve të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së në pjesën veriore ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Mitrovicë Lary Miler.Sipas tij ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 minuta, kur me urdhër arrest të gjykatës së Prishtinës u arrestua një serb në pjesën veriore të Mitrovicës dhe kur policët sipas urdhëresës tentuan ta bastisin banesën e tij. Atëherë rreth 50 deri 60 serbë filluan t’i sulmojnë policët ndërkombëtar të cilët kërkuan ndihmë dhe kur policët ndërkombëtar në detyrë dhe jashtë detyrës intervenuan, turma u bë edhe më armiqësore dhe fillojë të gjuajë me gurë. Policëve në këtë rast iu urdhërua që të tërhiqen. Turma lëvizi nga lokacioni fillestar në fillim të rrugës kryesore, për në sheshin te “Fontana”, ku ata filluan t’i gjuajnë me gurë veturat e UN-it që po kalonin atje. Me këtë rast një polic ndërkombëtar pësoi lëndime të lehta, i goditur me gur i cili e theu xhamin në veturës së tij.
Përafërsisht 5 vetura të UN-it dhe SHPK-së pësuan dëme. Komandanti Rajonal i Policisë, Thierry Leprivey, së bashku me Zëvendës Komandantin Rajonal të SHPK-ës, Ergin Mediq, kontaktuan pjesëmarrësit e turmës në anën veriore të urës dhe biseduan për incidentin dhe si rezultat i kësaj, situata u relaksua dhe turma më në fund u shpërnda.
Ura kryesore është mbyllur për tërë trafikun gjatë natës, por është hapur përsëri sot në mëngjes në orën 06:00. L.Voca, RTK
Shtuar më 11/11/2005, ora 20:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori