''Një plumb hyri në derën e gjitones'' komshija tregon tmerrin e eliminimit të të riut
Eliminimi mafioz i 25 vjeçarit ka tronditur qytetin e Vlorës.

Një fqinje, pohon se i riu nuk ishte person problematik, ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi nuk punonte.

Ajo tha mes të tjerash se kishte dëgjuar ulërima gjatë natës, dhe mendonte se mos dikush ishte i sëmurë.

Ndër të tjerat ajo tha se një prej plumbave që kanë qëlluar autorët, ka hyrë në derën e një prej fqinjëve.

“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi. Unë mendova se ishte ndonjë e sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plumbin në derë.

Nuk e dimë se pse mund të jetë vrarë. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Viktima ishte i vogli, tjetri është i martuar”, tha fqinja për News 24.
Shtuar më 24/05/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori