E FUNDIT/ Mbytet pushuesi në Durrës
"Një person me Benz ngacmoi Elvanën…", çfarë dëshmoi pronari i lokalit në Bllok
Ditën e djeshme është rikthyer edhe një herë në vëmendje vrasja në Bllok e 4 tetorit.

Prokuroria po heton ende për të zbardhur çështjen ku çdo ditë që kalon fakte të reja shfaqen në skenë.

Interesante është një dëshmi e Redi Popeskut, pronarit të dyqanit “Monopol” ku ndodhi e gjithë masakra.

Popesku ka hedhur dritë mbi një ngacmim të Elvana Gjatës, në momentin që kjo e fundit po shkëmbente diçka me të dashurin e saj Ervin Matën.

Një automjet ku udhëtonin disa persona është afruar në trotuar dhe ka nisur të ngacmojë dhe fyejë këngëtaren, ndërsa Mevjol Bilo (i dyshuari si ekzekutori i vrasjes) që ka qenë prezent bashkë me Matën janë acaruar dhe afruar te mjeti.

“I është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku, ku ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok, ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i Redit kanë dalë Joli (Mevjol Bilo) me djemtë e tjerë për t’u sqaruar. Sipas deklaruesit, ai nuk i ka fiksuar karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të. Po ashtu, kishte dëgjuar nga Ervini se personi, i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i Ervin Matës”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori