Një për një me emra dhe foto, si dështoi dialogu i Ramës me FRESSH-istat (FOTO LAJM)

1. Përfaqësues i FRESSH-it në qytetin e Shkodrës:
Ditën e djeshme kreu i qeverisë, Edi Rama ngulmoi për një përballje mes tij dhe studentëve që protestojnë prej 8 ditësh.

Takimi u realizua në një emision televiziv, por në fakt ashtu siç u pa nga syri i teleshikuesve, ky takim ishte nje dështim.

Pothuajse të gjithë të pranishmit që ishin përballë Ramës, ishin mbështetës të Ps-së dhe të oragnizatës FRESSH.

Lidhja e tyre me forumet dhe përfaqësues politikë të PS-së bëhej edhe më e qartë përmes fotove, që po vetë të deklaruarit student kishin publikuar në rrjetet e tyre sociale.

Disa prej pjesëmarrësve madje pranuan se ishin pjesë e FRESSH, mirëpo sipas tyre kjo nuk i ndalonte që të ishin pjesë e emisionit.

Edhe pse takimi zgjati më shumë se tre orë, asgjë e re nuk u tha dhe për këtë arsye, studentët kanë vendosur të mos e ndalojnë revoltën e tyre deri në miratimin e 8 pikave të panegociueshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2018, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori