Nuk janë pak ata që çuditen me sjelljen e Ramës kryeministër në raport me besimet
fetare. Shumë besimtarë mbajnë në mend një Ramë më afër arrogantit ndaj besimeve
fetare në
krye të Bashkisë së Tiranës, por duket se ai ka ndryshuar kryekëput në
krye të qeverisë.
Të paktën kështu duket nga daljet e tij të shpeshta publike krah klerikëve të vendit, por edhe duke u radhitur pranë komuniteteve
fetare.
Sot për shembull ai ka dhënë një deklaratë të mirëpritur nga të gjitha komunitetet
fetare. Gjatë fjalës së mbajtur në një simpoziumin të Kryegjyshatës
Bektashiane,
Rama zbuloi një projekt interesant: Ngritjen e një
parku të gjelbër, në të cilin do të mbillen të gjtha bimët e përmendura në Kuran dhe Bibël, i cili do të quhet “
Parku i Besimit”.
Rama është një ndër liderët që e ka elaboruar më fortë harmoninë
fetare në vend duke e marketuar atë mjaft mirë edhe në perëndim. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2015,
ora 21:55