Do t'a shembnim duke bërë show, na "ngeci në dorë"! (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Edhe njëherë që menduam se do i mburreshim botës se edhe ne si gjithë të tjerët godinat i shembim me tritol, nuk ia arritëm.

Me këtë edhe u vërtetua se ne mirë që nuk dijmë të ndërtojmë, por edhe për të prishur lëmë për të dëshiruar.

Kështu, pritja shumëorëshë për shembjen spektakolare të pallatit "gjigant" 5-katësh përballë Fakultetit Ekonomik ka përfunduar sot pa sukses pasi pas shpërthimit të planifikuar, godina 5-katëshe ka mbetur në këmbë duke u shembur vetëm kati i parë.

Pavarësisht se më vonë Ministria e Brendshme ka njoftuar se gjithçka ka ecur sipas planit dhe se plani parashikonte këputjen e themeleve dhe më pas godina do të prishej në mënyrë mekanike, kjo deklaratë nuk ka bindur opinionin.

Më vonë, godina është shembur në mjete mekanike nga ana e Inspektoriatit të Ndërtimit.

Ndërkohë kanë shpërthyer batuta të shumta në Facebook në lidhje me këtë dështim të shembjes së pallatit, i cili edhe pse nuk u shemb plotësisht arriti me "sukses" të dëmtojë edhe disa lokale përreth. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2013, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}