Një orë para nisjes së emisionit, Capital T i bën "të pabërën" Luana Vjollcës! (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme, një ndër të ftuarit e emisionit të përjavshëm të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”, është reperi Capital T.

Si gjithmonë, ai ka shpërndarë pozitivitet dhe energji të mira në studio, ndërsa moderatorja e ka një shpjegim për “mood-in” e tij.

Luana ka treguar me humor se e vetmja arsye pse Kapo është kaq në humor, është pasi “ka tallur” moderatoren gjatë gjithë rrugës Prishtinë-Tiranë.

Më tej, reperi tregon se për t’i bërë një rreng të vogël Luanës, i kishte bërë “të pabërën” duke i thënë vetëm 1 orë para emisionit se s’mund të ishte i pranishëm, shkruan iconstyle.

“Tallesh ti? Je i çmendur apo çfarë ke? A je bre normal?”- ishin fjalët e Luanës për Kapon, siç ka treguar Alaudin Hamiti, gjithashtu i ftuar në emision.
Shtuar më 24/10/2020, ora 22:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori