Një në gjendje të rëndë pasi përplasi kamionin
Një 31 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, pasi mjeti i tij ka përplasur një kamion. Ngjarja është shënuar rreth orës 04:30 të këtij mëngjesi në aksin rrugor Durrës-Shkozet, tek ura e Dajlanit.

Një mjet veturë me targë AA 989 GE, me drejtues 31-vjeçarin K.K, banues në Durrës, ka goditur nga pas kamionin me targë AA 164 IS, me drejtues 41-vjeçarin A.S.

Bëhet me dije se si pasojë e kësaj përplasje është aksidentuar drejtuesi i veturës. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin e Durrësit. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2015, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori