Një muaj në burg pa asnjë faj, i riu i arrestuar për atentatin e bujshëm sot merr lirinë
Dhe pse u arrestua me bujë për atentatin me dy viktima në Lac, ku u vranë
biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Marku, i riu
Kreshnik Tusha duket se është drejt lirisë.
21 vjeçari
Kreshnik Tusha i tha pòlicisë asokohe se e qëlluan kur doli në rrugë, por versioni i tij nuk u besua, dhe ngjarja u lidh për shkak të distancës kohore me átentatin ndaj dy biznesmenëve.
Me kapjen e Eduart
Lamajt vërtetohet sipas prokurorisë edhe pretendimi i
Kreshnik Tushës.
Shenjat e gjákut, të personit të plágosur gjatë përplasjes me ármë i përkasin
Lamajt sipas prokurorisë. Po ashtu në pamjet e sigurisë që janë bërë publike nga mediat,
Tusha nuk identifikohet që të ketë qenë pjesëmarrës në ngjarje.
Tusha ka dalë në hyrje të shtëpisë së tij në momentin që ka dëgjuar krismat e ármëve për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi e kishte banesën shumë pranë hotelit ku u ekzekutuan
biznesmenët.
Në këtë moment, autorët e átentatit kanë menduar se një person tjetër u kishte dalë në pritë duke qëlluar në drejtim të tij dhe e lanë të plágosur. Ai pritet të lirohet sot nga të gjitha akuzat.
Shtuar më 24/06/2020,
ora 08:10