Një mrekulli! Musa Baculi u zgjua nga koma e sot feston 17-vjetorin (FOTO LAJM)

Musa Baculi, i riu shkodran i cili preku zemrat e të gjithëve me historinë e tij, ka festuar sot 17-vjetorin.

Lajmi është bërë i ditur nga Elvis Naçi, i cili ka publikuar disa foto të djaloshit në facebook.

“E pabesueshme por ju Shqiptare te nderuar mbas Zotit e shpëtuat jeten e Musa Baculit, nese nuk do te ishte ndihma juaj Musa Baculi nuk do kishte mundesi te festonte 17 vjetorin e lindjes se tij! Qofshi te bekuar. Amin”, shkruan Naçi.

Baculi qëndroi në koma në spitalin e Shkodrës, pas një aksidenti në ujë, ku rrezikoi mbytjen.

Ai u ndihmua nga emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, që mblodhën shumën e nevojshme për kurimin e tij jashtë vendit.
Shtuar më 10/07/2020, ora 22:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori