Një mjek nën akuzë për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare
Një mjek italian është vënë nën hetim për rastin e vdekjes së një 16 vjeçare me origjinë shqiptare.

Vajza ndërroi jetë gjatë fundjavës në rrethana ende të paqarta, pasi mori shërbim në një nga dhomat e urgjencës spitalore në qytetin qendror të Viterbos.

Aurora Grazini shkoi në departamentin e urgjencës duke u ankuar për ankth dhe simptomat e një ataku kardiak, thanë burimet, ndërsa familjarët e gjetën atë të pajetë në mëngjes.

Pas ngjarjes, prokuroria dhe Ministria e Shëndetësisë Italianë urdhëruan të nisnin hetimet dhe t’i bëhej autopsia vajzës.

U ngritën dyshime të forta se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga një mjekim i gabuar.

Mjeku, i cili po hetohet për vrasje, është pjesë e stafit të urgjencës lokale.
Shtuar më 18/02/2020, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori