Një mijë gazetarë të huaj do përcjellin vizitën e Papës në 21 shtator
Pëlqej
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ndoqi sot nga afër ecurinë e punimeve që po bëhen në sheshin "Nene Tereza" ku pas disa ditësh do të jetë gati për pritjen e Papa Franceskut. Pas inspektimit, ministrja bëri për mediat një panoramë të punës që po bëhet për vizitën e Papa Franceskut në 21 shtator.

“ Jemi këtu për inspektimin e radhës të punimeve që po kryhen jo vetëm në sheshin “Nënë Tereza” por dhe në dy tre pika të tjera të Tiranës në kuadër të pregatitjeve që qeveria dhe shteti shqiptar po bën në kaudër të vizitës së Papa Franceskut në 21 shtator. Këtu kemi dy tipe kantierësh, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kemi hequr shatërvanin dhe nivelim dhe realbilitim të sheshit. Është me rëndësi reabilitimi i të gjithë shkallave të sheshit. Janë disa fronte që po kryhen paralelisht pasi koha ecën shumë shpejt dhe po punojmë në mënyrë frontale.
Inspektuam dhe punimet në Pallatin e Kongreseve brenda, por dhe pastrimin e fasadës qëndrore sepse Pallati i Kongreseve do jetë qëndra e medias për gazetarët ndërkombëtarë, shqiptarë dhe nga rajoni që do marrin pjesë. Vetë Papa do të vijë me 70 gazetarë me avionin e tij, por pritet të kemi rreth 1000 gazetarë të huaj nga stacionet më me zë ndërkombëtarë që janë duke u akredituar për të qenë atë ditë prezent në Shqipëri. Pika tjetër është Muzeu Kombëtar, që po restaurohet në pjesën e jashtme dhe punime riparuese në pjesën e brendshme. Muzeu është një nga pikat qëndrore të aktiviteteve kulturore që do zhvillohen. Vizita e Papës ëhstë një ngjarje e madhe me karakter global dhe do jetë një rast i mirë për të përcjellë atë që Papa e përcolli në mesazhin e tij publik në 15 qershor, për të kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë jo si një vend i skajshëm por si një vend i parë europian ku ai fillon udhëtimine tij në kontinent, me një kulturë që meriton vëmendjen e Europës, një bashkëjetesë të feve dhe një vend që ka kaluar shumë drama në historinë e tij” tha Kumbaro.

Sa i përket debatit për projektin e shatërvanit, Kumbaro tha se po ekzekutohet projekti që ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori