Një makinë përplas të moshuarën të "Ura e Tabakëve"
Një grua 66-vjeçare mbeti e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Tiranë. E moshuara, Lindita Bejtja mësohet se u përplas në afërsi të “Urës së Tabakëve” nga mjeti tip“VolsWagen” me targa TR 8133 S.

Ajo ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore për në Spitalin e Traumës.

Ndërkaq policia e Tiranës nisi proçedurat për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Mësohet se e moshuara ishte Lindita Bejtja, nëna e gazetarit Andi Bejtja. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori