Një makinë në kundravajtje ndërpret eskortën e Kryeministrit
Një makinë në kundravajtje e tipit Mercedes Benz E Class i ndërpreu rrugën eskortës së Kryeminsitrit Sali Berisha, njofton Portali Albeu.com.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash te Hotel Dajti ndërsa kryeministri po kthehej nga mbledhja me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Siç mësohet nga burime të policisë, shoferi i makinës në kundravajtje, Ervis Hoxha ishte në gjendje të dehur ndërsa është arrestuar nga policia.

Dëshmitar të ngjarjes kanë deklaruar për Portalin Albeu se nuk pati probleme pas incidentit me eskortën. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2013, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori