Një listë në xhepin e xhupit i bën gjëmën trafikantit shqiptar në Itali
Një i ri shqiptar është arrestuar ditën e sotme, në Itali, i dyshuar për trafik droge.

Policia dyshon se ai ushtronte aktivitetin në zonën e Montesilvanos.

Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë 33-vjeçari me inicialet R.T, i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta.

Shqiptari u arrestua ndërkohë që ishte duke lëvizur me nje automjet tip “Opel Corsa”, ku polica gjeti 500 gramë kokainë të fshehur në xhepin e xhaketës së tij.

Veç kësaj, policia gjeti edhe një provë mjaft të rëndësishme për të zbuluar të gjithë zinxhirin e funksionimit të aktivitetit kriminal, një bllok shënimesh. Shqiptari kishte shkruar atë emrat e personave që bashkëpunonte dhe disa shifra që pritet të transkriptohen nga hetuesit. Aktualisht shqiptari ndodhet i izoluar në burgun San Donato.
Shtuar më 20/04/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori