Një lëkundje tërmeti zgjon shqiptarët, sa ishte magnituda
Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti iu ka bërë zgjimin shqiptarëve, mëngjesin e kësaj të hëne 9 dhjetori.

Bëhet fjalë për një lëkundje 3.9 ballë të shkallës rihter, e cila u shënua në orën 06.29.

Epiqendra e saj ishte te Kepi i Rodonit dhe me një thellësi prej 31 kilometrash.

Toka shqiptare nuk po gjen qetësi nga lëkundjet, qysh prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Prej tij humbën jetën 51 persona, mbetën të plagosur rreth 900 të tjerë dhe mijëra shtëpi u shkatërruan.
Shtuar më 09/12/2019, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori