Një lajm shumë i mirë për ata që duan të blejnë shtëpi
Pëlqej
Në të kundërt mësohet se indeksi i çmimeve të qirave ka shënuar rritje, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016.

Ekspertët e tregut pohojnë se çmimet e banesave po bien prej fluksit të lartë të objekteve të reja të banimit që po kryehen në Tiranë.

Dhjetëra blloqe të mëdha banimi po ndërtohen në të gjithë Tiranën duke bërë që çmimi banesave të vihet nën presion në disa zona.

Sipas vëzhgimeve të Monitor në zonën ish- magazinave në Siri Kodra, një kompleks i ri pallatesh që kishte përfunduar punimet qysh në fund të vitit 2016 uli çmimet me gati 100 euro për metër katror.

Menaxherët thanë se çmimet u ulën për shkak të fluksit të lartë të ndërtimeve të reja që po bëhën në zonë. Nga pritshmrite se tregu do të ketë një mbiofertë për ndërtime disa prej ndërtuesve kanë ulur çmimet për banesat e përfunduara nga frika e një flluske të mundshme.

Banka e Shqipëerusë nga ana e saj ka analizuar se rritja e treguesve paraprijës të numrit dhe vlerës së përafërt të lejevendërtimit, u ndikua kryesisht nga kategoria e ndërtesave për qëllime banimi.

Rritja e numrit të miratuar të lejevendërtimit dhe kontributi pozitiv i investimeve publike sinjalizojnë për vijim të tendencës pozitive të sektorit të ndërtimit edhe në tremujorin e dytë të vitit 2017.

Gjithashtu, treguesi i besimit dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim sugjerojnë se performanca e sektorit ndërtues qëndron në kahun rritës.

Në të kundërt mësohet se indeksi i çmimeve të qirave ka shënuar rritje, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016.

Ekspertët e tregut pohojnë se çmimet e banesave po bien prej fluksit të lartë të objekteve të reja të banimit që po kryehen në Tiranë.

Dhjetëra blloqe të mëdha banimi po ndërtohen në të gjithë Tiranën duke bërë që çmimi banesave të vihet nën presion në disa zona.

Sipas vëzhgimeve të Monitor në zonën ish- magazinave në Siri Kodra, një kompleks i ri pallatesh që kishte përfunduar punimet qysh në fund të vitit 2016 uli çmimet me gati 100 euro për metër katror.

Menaxherët thanë se çmimet u ulën për shkak të fluksit të lartë të ndërtimeve të reja që po bëhën në zonë. Nga pritshmrite se tregu do të ketë një mbiofertë për ndërtime disa prej ndërtuesve kanë ulur çmimet për banesat e përfunduara nga frika e një flluske të mundshme.

Banka e Shqipëerusë nga ana e saj ka analizuar se rritja e treguesve paraprijës të numrit dhe vlerës së përafërt të lejevendërtimit, u ndikua kryesisht nga kategoria e ndërtesave për qëllime banimi.

Rritja e numrit të miratuar të lejevendërtimit dhe kontributi pozitiv i investimeve publike sinjalizojnë për vijim të tendencës pozitive të sektorit të ndërtimit edhe në tremujorin e dytë të vitit 2017. Gjithashtu, treguesi i besimit dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim sugjerojnë se performanca e sektorit ndërtues qëndron në kahun rritës. /monitor/
Shtuar më 11/08/2017, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori