"Një krijesë misterioze po rrëmben fëmijët", panik në Burrel

Pëlqej
Disa foto shumë të cuditshme kanë qarkulluar masivisht në rrjete sociale ditët e fundit, ku pretendohet se disa fëmijë janë rrëmbyer në Burrel.

Kjo shkaktoi panik në polici, e cila monitoroi qytetin ditën dhe natën me dron për të kapur personin ose këtë "krijesë misterioze".

Për këtë policia ka reaguar zyrtarisht duke treguar se janë akuza të rreme dhe se nuk ka asnjë denoncim për rrëmbin fëmijësh.

Në reagimin e policisë thuhet:

Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët. Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi. Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin” /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori