Kullat pa leje/ Meta: Rama ka hall tani si të gjejë gjuhën me ta se po i afrohen zgjedhjet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte të shtunën në një takim me strukturat e partisë në Kuçovë nga ku ka denoncuar dhe akuzuar qeverinë se po e shpopullon vendin dhe po i varfëron qytetarët përmes korrupsionit. Meta tha se “halli” i kryeministrit tani që po afrohen zgjedhjet lokale, është “si të gjejë gjuhën me ndërtuesit e kullave që u ka shkelur syrin”.

“Zotëria kullat që i ka dhënë vetë miratimin e u ka shkelur syrin për t’u shtuar nuk i kishte parë e ka hall tani si të gjejë gjuhën me ta se po i afrohen zgjedhjet e do që t’i shpëtojë nga ndjekja penale se ligjin ky e ka për të dobëtit jo për të fortët se është i varur nga ata, si është i varur nga krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare që interesohet për territorin e Shqipërisë, jo popullin”, tha Meta.

Ilir Meta: Ne të Partisë së Lirisë jemi pilotë, për atë që u mungon më së shumti sot shqiptarëve që është liria. Jemi pilotë për atë që u është cënuar më shumë, nga ky sekt banditësh, që është dinjiteti.

Ky sekt që ka zgjedhur varfërimin si mënyrë për ti robëruar shqiptarët, për ti mbajtur nën presionin e bukës së gojës.

Cdo familje këtu e kudo mund të bëjë llogaritë si ishte Kucova para 10 vitesh e si ishte sot.

Gjithcka po tretet sepse ky është misioni i Rilindjes, varfërimi i tij intelektual, njerëzor, shkatërrimi i cdo ndjesie për të kërkuar e mbrojtur të drejtat nga Kushtetuta.

Mos mendoni se është rastësi që gjoja në emër të reformave janë sakatuar qytetet e rrethet e Shqipërisë që kanë qenë baza e patriotizmit, jo më kot janë shkurtuar në mënyrë drastike gjykatat, prokuroritë, përmes një përqendrimi malinj e tepër të mirëmenduar, që të largohen intelektualët nga këto treva, por që të bëhet më e vështirë jeta dhe për qytetarët.

Një zonjë më tha aman a do bëhet ndonjëherë rruga e spitalit, cdo 4 vjet premtohet që do bëhet.

Nuk është bërë sepse Kucova është trajtuar si një bastion ku nuk ka nevojë të punosh të shërbesh, por mjafton me presione, me blerje votash, për të garantuar pushtetin dhe me korrupsion. Ndaj është kjo situatë e rënduar, banorët kanë protestuar para bashkisë e fshihet kryetari se nuk u del dot para, protestojnë për rritjen e cmimeve, mungesën e investimeve….Salillari meqë e përmendët ju, nuk doja ta përmendja, por se nuk mbajnë anën e qytetarit të banorëve që u rrezikohet jeta se e kanë ujin burim ekzistencial, kështu është në gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë.

Arrestohet nëna 82 vjec për kotecin pa leje ndërsa zotëria kullat që i ka dhënë vetë miratimin e u ka shkelur syrin për tu shtuar nuk i kishte parë e ka hall tani si të gjejë gjuhën me ta se po i afrohen zgjedhjet e do që ti shpëtojë nga ndjekja penale se ligjin ky e ka për të dobëtit jo për të fortët se është i varur nga ta si është i varur nga krimi i oprganizuar dhe mafia ndërkomëbtare që interesohet për territorin e Shqipërisë, jo popullin.