Një i vdekur dhe një i plagosur në Tropojë
Një ngjarje e rëndë është shnluar sonte në Tropojë.

Tropojë, në fshatin Cërnicë, janë konfliktuar

Disa persona janë konfliktuar në lokalin e fshatit Cërnicë të Tropojës, ku si pasojë e konfliktit, dyshohet se shtetasi H. N., banues në fshatin Cërrnicë ka qëlluar me armë zjarri automatiku, drejt personave me të cilët është konfliktuar.

Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Ardit Mrishaj 25 vjeç, dhe plagosur shtetasi Florian Qehaja, 29 vjeç, banues në fshatin Cërnicë.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar ndërsa grupi hetimor në vendgjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 03:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori