Aston Villa e Gerrard rikthehet te fitorja, mposht me përmbysje Licesterin (VIDEO)

Aston Villa është rikthyer te fitorja  në Premier League pas humbjes ndaj Manchester City-t. Skuadra e drejtuar nga Gerrard ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Licester City-t.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin në minutën e 14 me Barnes, por vendasit do të barazonin vetëm pas 3 minutash me Konsa.

Villa do të shënonte edhe një gol në shtesën e pjesës së parë, por VAR do ta analonte dhe pjesa e parë do të mbyllej, 1-1.

Në pjesën e dytë është i njëjti autor, Konsa që shënon dhe përmbys rezultatin në minutën e 54.

2-1 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes që e ngjit skuadrën e Gerrand në vendin e 10 duke barazuar Licesterin me pikë, 19. /albeu.com

 


Shtuar 5.12.2021 19:40