TIRANË/ Një i infektuar me koronavirus në call-center, dhjetëra punonjës në karantinë
Kompania e call-center-ave Teleperformanca u ka
kërkuar dhjetëra
punonjësve të mbyllen në shtëpi pasi një prej stafit ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Lajmin e njoftoi
Sindikata Solidariteti me një postim në Facebook, ku thuhet se
punonjësve të call-center-it u është
kërkuar të vihen në karantinë.
Sindikata pretendon se e ka të konfirmuar lajmin nga disa burime, ndërkohë që edhe vetë kryetari i saj, Tonin Preçi është një nga të izoluarit në shtëpi.
“Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është
kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie. Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës
Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi.”
Kompania thuhet se u ka
kërkuar punonjësve, që nëse ndihen mirë ta vazhdojnë punën nga shtëpia.
Sindikata bën thirrje autoriteteve dhe vetë kompanive që të shtojnë vëmendjen për kujdes shëndetësor në sektorin e call-center-ave pasi punohet në grupe të mëdha dhe në ambiente të mbyllura.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 19:54