Një grua bën thirrje që protestuesit e Astirit të përdorin armët kundër policisë
Dy vite më parë, banorëve të Tiranës për gjatë Bulevardit iu prishën
banesat për zgjerimin e tij dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
Një prej këtyre banoreve ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme
banorët e
Astirit që të mbrojnë
banesat e tyre.
Ana Alla ka treguar për Fax News se jeton prej dy vitesh me qira.
Për
banorët e
Astirit, ajo u shpreh:
"Mos u tërhiqni nga protesta, mbrojini me armë
banesat, ose do dilni të humbur"
Në atë kohë edhe pse disa familje patën përplasje me policinë dhe bënë rezistencë për mos prishjen e banesave, nuk ia dolën që të mbronin
banesat e tyre.
Vlen të theksohet se shumica dërrmuese e atyre që protestojnë nuk kanë asnjë letër që tregon për pronësinë e shtëpive. Fatkeqësisht në vitet pas komunizmit shumë njerëz u dyndën në Tiranë dhe filluan të ndërtonin pa e pyetur shtetin.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 20:36