Çfarë ndodhi gjatë natës në Kryeministri, Berisha publikon pamjet pak orë para protestës (VIDEO)

Teksa jemi disa orë nga nisja e protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, qeveria është duke marrë çdo masë të nevojshme për t’iu paraprisë çdo eskalimi të mundshëm të protestës.

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video në “facebook” ku  shihen disa punonjës që po “blindojnë” kryeministrinë për ta mbrojtur nga goditjet  e forta, nëse do të ketë.

“Qytetari ka një pyetje per Edvinin! sb”, shkruan Berisha ndërkohë që në video dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Ku kanë dalë fondet për këtë lloj blindimi te Kryeministrisë?”. /albeu.com