Një foto me Obamën
Në kuadër të punimeve të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani janë takuar me Presidentin amerikan Barack Obama dhe bashkëshorten e tij, Michelle Obama, pikërisht në pritjen e dhënë për krerët e shteteve dhe të qeverive pjesëmarrës në sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë qëndrimit në New York, Nishani ka marrë pjesë në takimin vjetor të Federatës Panshqiptare në Amerikë "Vatra", ku ishte ftuar edhe delegacioni i Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori