"Një flamë, por do t'ja hedh!" Zbulohet SMS e fundit e Kujtim Prodanit i cili vdiq nga COVID-19
Arti shqiptar sot është në zi! Këngëtari dhe kantautori i njohur
Kujtim Prodani ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Ishte vetë
Prodani, ai që bëri të ditur lajmin se ishte infektuar nga ky virus, ku madje edhe postoi një fotografi nga spitali.
Miku i tij Vasil Sofokli
Tole ka publikuar në Facebook mesazhin e fundit nga
Prodani, i cili pavarësisht gjendjes së rëndë shprehej që do e mposhte virusin.
"Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i
Kujtim Prodanit, djalit
artist të prindërve
artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim
Prodani dhe Anita Take.
Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.
Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor!
Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilin po e vendos më poshtë!
Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.
Lamtumirë
artist!"- shkruan
Tole në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2021,
ora 16:15