Parashikimi i motit për javën që vjen (FOTO LAJM)

Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë dhe Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesjavë edhe pse në veri do të shfaqen reshjet e dobta të shiut.

Ky qarkullim do të sjellë temperatura si në grafikun e mëposhtëm.

Gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë.

Të premten do të kthejë drejtim nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare.

Parashikimi i motit për javën që vjen


Shtuar 2.01.2022 17:28

Tags: ,