Një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt, reagon më në fund Edi Rama
Një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, dhe heshtjes së gjatë nga Edi Rama, ky i fundit më në fund ka reaguar në Twitter. Pa përmendur emrin e Haradinajt, Rama thotë se këto thirrje në Hagë janë sfida e radhës e betejës së pasluftës në Kosovë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan Rama.
Shtuar më 20/07/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori