Një ditë larg vendimit të madh, Basha shkon në Gjermani
Pëlqej
Vetëm një ditë para vendimit të madh të BE-së për hapjen e negociatave, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Berlinit për t’i kërkuar qeverisë gjermane mbështetjen e tyre për integrimin e Shqipërisë.

“Kërkuam bashkë me anëtarët e delegacionit që më shoqërojnë, mbështetjen e CDU-CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë, i cili do të merret pas rekomandimit të KE.

Kemi kërkuar mbështetjen për Shqipërinë në një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët, të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Basha.

“Ta shohim këtë si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin, për të luftuar korrupsionin, për t’i vendosur të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit, jo ti selektojmë, për të vendosur në veçanti politikanët e korruptuar përpara drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të rikthyer konkurrencën”- tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori