Një dhuratë për djalin e kryeministrit Rama (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama falenderoi sot të gjithë organizatorët që bënë të mundur realizimin e Dokufestit ku përveç organizatoreve e artistëve një rol të paçmuar kanë edhe qindra vullnetarë, të rinj e të reja që punuan për suksesin e Festivalit të ndjekur nga 120 gazetarë të huaj të akredituar prej gjithë botës.

"Mbrëmë në Prizren në mbylljen e një festivali filmi që është kthyer në një institucion ndërkombëtar kulture e turizmi kulturor njëkohësisht, që na mëson se ç'gjëra të jashtëzakonshme mund të bëhen me vizion, organizim e realizim këmbëngulës nga pak njerëz qe arrijnë të fitojnë simpatinë e mbështetjen e shumë organizmave me idetë e tyre të qarta dhe punën e tyre të palodhur." shkruan Rama në Facebook.

Gjate ketij aktiviteti kryeministrit Rama i është dhuruar nga drejtori i festivalit një bluzë për djalin e tij të sapoardhur në jetë, Zahon. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori