Një dhelpër iu shtuar sot malit të Dajtit (VIDEO)
Pëlqej
Ministri i Turizmit Blendi Klosi i ka dhuruar lirinë, dhelprës që mbahej e burgosur në një lokal në Fier, për të tërhequr klientët.

“Dhelpra e “Safari Park”, në Fier, tani është e lirë! – njofton ministri sot. - Pas 80 ditësh trajtim intensiv në kopshtin zoologjik të Tiranës, “Four Paws” realizoi me sukses lëshimin e saj në natyrë. Ajo do të jetë pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit”.

Organizata ndërkombëtre “Katër Putrat” për mbrojtjen e kafshëve, në bashkëpunim me institucionet shqiptare, ka ndërhyrë në disa raste në Shqipëri për të shpëtuar kafshë të egra që mbaheshin në kafaze në kushte të rënda, si luanin që ndodhej në “Safari Park”, arinj që mbaheshin në restorante dhe së fundi, edhe dhelprën në fjalë.
Shtuar më 21/01/2019, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori