Një deri në tre mijë euro për ndërtime pa leje, burg për 2 zyrtarët e Bashkisë Kamëz
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në
burg” për kryeinspektorin dhe inspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë
Kamëz, Dritan Nikolli dhe Ermal Baci.
Sipas prokurorisë, dy
zyrtarët e IMT-së merrnin shuma prej 1-3 mijë
euro për ndërtime të paligjshme në
Kamëz.
Dy inspektorët akuzohen për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 13:22